Në Prizren u varros gazetari Nexhip Menekshe
Në varrezat e Prizrenit, sot pasdite i është dhënë lamtumira e fundit, gazetarit dhe dramaturgut, Nexhip Menekshe, i cili ndërroi jetë të shtunën në moshën 53 vjeçare.
Ai ka lënë pas vetës shumë vepra arti të realizuara dhe një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë.
Menekshe ishte themelues i radios “Romano Avazo”, në Prizren në vitin 2007 dhe drejtor i saj deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Në vitin 2011 filloi të punonte si arsimtar i gjuhës rome (gjuhë fakultative) në shkollën fillore “Mustafa Bakiu”, në Prizren dhe disa shkolla tjera fillore të qytetit në fjalë. Ka shkruar disa drama e ka bërë regjinë e tyre. I ndjeri Menekshe, prapa vetës ka lënë gruan dhe katër fëmijë.