25-04-2024

Paraburgim gruas për rrahjen e vjehrrit e vjehrrës

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurës me iniciale B.T. nga fshati Gjonaj, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndimi i lehtë trupor.

Në arsyetimin e aktgjykimit, thuhet se me datë 13.09.2019, rreth orës 09:30 minuta, në fshatin Gjonaj, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura me iniciale B.T., ushtron dhunë, keqtrajtim brenda familjes, e cila ditën kritike, pasi që fillimisht fjaloset me të dëmtuarin (vjehrrin) e më pas me të dëmtuarën (vjehrrën) e saj, ku edhe i sulmon, duke i goditur me grusht në fytyrë dhe shqelma në këmbë, për shkak të  cilave të dëmtuarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

 

Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.