25-04-2024

Në Prizren përkujtohet Adem Demaçi

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi është përkujtuar të dielën,  në një takim artistik kushtuar tij në Prizren,  ndërsa më këtë rast u tha se për një kohë, pas luftës ai ka jetuar në qytetin e Lidhjes Shqiptare, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Takimi “Homazh për Bacën” u organizuar  nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Agimi”, saj shkruan

Demaçi ishte veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencës në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj. Ai vdiq në fund të korrikut të këtij viti.

Salla e SHKA “Agimi” ishte shumë e vogël për t’i zënë ata që erdhën për ta nderuar figurën e tij.

Me këtë rast evokime për “Bacën” sollën bashkëveprimtarët e Adem Demaçit: Selatin, Novosella, Hidajet Hyseni, ndërsa folësit e tjerë vlerësuan kontributin e tij kombëtarë.

Fotografia e Berat Batiu

Në fjalën e tij, Selatin Novosella ish i burgosur politik,  vlerësoi se është thënë me të drejtë se viti 1936 ishte i veçantë, sepse kanë lindur 4 personalitet të përmasave kombëtare, secilin në mënyrën e tij, përfshirë këtu edhe Adem Demaçin, ndërsa secili nga ta plotësuar atë që ka munguar te njeri-tjetri.

Ai më tej kujtoi vizionin e Demaçit, kur në moshën 22 vjeçare, para gjyqit të pushtuesit të shqiptarëve, në Gjyqin e Prishtinës me 1959 kishte deklaruar “nëse Serbia dhe Jugosllavia do të vazhdojnë më këtë politikë kundër shqiptarëve , atëherë Serbia do të bëhet shakatare e shkatërrimit të Jugosllavisë, ndërsa do të mbetet edhe pa Kosovën”.

Me këtë rast pati edhe interpretime nga krijimtaria letrare e Adem Demaçit, si dhe pika muzikore me muzikë klasike./GazetaePrizrenit.net/

Për më tepër në materialin e tv Besës:

Asnjë koment

Comments are closed.