Në Prizren filloi realizimi i projektit për ‘Shatërvanin’
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka inauguruar fillimin e punimeve për projektin e rregullimit të sheshit “Shatërvan”.
“Me këtë projekt, ‘Shatërvanit’ do t’ia rikthejmë sharmin e dikurshëm dhe do të ndikojë në vëmëndjen edhe më të madhe të turistëve”, tha Totaj.
Sipas tij, ky projekt dëshmon përkushtimin tonë për qytetin, me një intensitet edhe më të lartë.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, tha se kemi të bëjmë me një mega-projekt në zonën e parë historike të Prizrenit, ku do të bëhet rregullimi i tërësishëm i infrastrukturës nëntokësore me kabllo elektrike, operatorëve kabllovik, ujësjellës, kanalizim dhe ridizajnim i plotë i ‘Shatërvanit’.
Lamaj tha se do të zhvillohen punime të kujdesshme që të mos iu pengohet lëvizja e lirë qytetarëve dhe vizitorëve, por edhe mos të dëmtohen bizneset.
Kostoja e këtij projekti ndër më të mëdhenjtë të qeverisë Totaj, kap vlerën e 3 milionë euro dhe dinamika e punimeve pritet të realizohet brenda nja afati rreth 3 vjeçar. /TV Prizreni
Lexo edhe: