Në Qifllak të Rahovecit e godet qëllimisht me veturë viktimën
Një person është lënduar në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit, pasi është goditur qëllimisht nga drejtuesi i një veture, i cili më pas është arrestuar.
Në raportin e Policisë thuhet se viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar ne Spitalin e Gjakovës”, njofton Policia, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje./GazetaePrizrenit.net