Në Rahovec kundërshtohet arsyetimi i Ministrisë për trasenë e autostradës
Këshilli i banorëve ka bërë të ditur se në Komunën e Rahovecit është duke u mbajtur një peticion, i cili tashmë ka tejkaluar numrin prej 6.000 personave të nënshkruar.
“Me këtë dëshirojmë të informojmë edhe Ministrinë e Infrastrukturës se ne nuk jemi një grup i caktuar me pretendime politike, por kjo është një nismë e banorëve të Komunës së Rahovecit të pakënaqur me variantin e propozuar nga Ministria e Infrastrukturës”, thuhet në komunikatën e Këshillit.
Tutje aty theksohet se banorët dhe profesionistët gjatë debateve të mbajtura në Komunën e Rahovecit rreth çështjes së Autostradës së Dukagjinit për pjesën e Rahovecit kanë qenë kundër “Variantit të Drinit të Bardhë”.