24-11-2024

Në Rahovec nënshkruhet kontrata për fazën finalet për ndërtimin e palestrës së sportit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në prani të drejtorëve të drejtorisë në Qeverinë Komunale dhe përfaqësuesve të firmës e cila ka fituar tenderin për fazën e fundit për ndërtimin e Palestrës së Sportive në qytetin e Rahovecit, e cila ka filluar të ndërtohet që nga viti 2008, sot ka nënshkruar kontratën për fazën e fundit për ndërtimin e Palestrës së Sportit në qytetin e Rahovecit, me vlerë prej 628 mijë e 545 28 euro.

Para nënshkrimit të kontratës, Latifi ka thënë se punimet për ndërtimin e Palestrës kanë filluar në vitin 2008, dhe pas 10 vjetëve ende nuk është përfunduar.

Ndërtimi i Palestrës në Rahovec është projektuar dhe financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Gjatë ndërtimit të kësaj palestre janë ndërruar shumë ministra e qeveri, mirëpo epilogun nuk ia dhanë asnjë ministër dhe asnjë qeveri. Presioni ndaj qeverisë qendrore nga ana e Komunës së Rahovecit gjatë mandatit tim të parë nuk ka munguar, por asnjëherë s’kam gjetur përkrahje nga ish qeveritë. Punimet në këtë palestër kanë shkuar me ritëm të ngadaltë dhe me neglizhencë”, ka thënë Latifi.

Ai ka thënë se kur ka marrë besimin nga qytetarët e Rahovecit, mandatin e dytë si kryetar komune, ndër premtimet e tij ka qenë që palestra të përfundohet sa më shpejtë dhe klubi i basketbollit të Rahovecit, i cili luan në Super Ligë, t’i zhvillojë garat në këtë palestër.

 

“Gjithnjë kam llogaritur edhe në përkrahjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit Kujtim Gashi, me të cilin së fundmi kam lidhur marrëveshje apo memorandum bashkëpunimi që procedurat e tenderimit për ndërtimin e palestrës për fazën e fundit t’i zhvillojë Komuna e Rahovecit dhe se financimin ta bëjë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Tani kur jemi tek lidhja e kontratës me operatorin ekonomik për t’i kryer punimet përfundimtare, kërkoj nga operatori që këto punime të kryhen sipas dinamikës së përcaktuar të punës dhe klubi i basketbollit Rahoveci në sezonin e ri t’i fillojë garat në këtë palestër”, ka thënë kryetari.

Asnjë koment

Comments are closed.