12-12-2024

Haskuka lavdëron aktivitetet për Lidhjen Shqiptare

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar për një organizim, siç ka thënë  të shkëlqyer, të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 

Aktivitetet për  nder të këtij jubileu, kanë nisur me 10 qershor, ndërsa kanë zgjatur deri më 15 qershor. Me këtë rast janë organizuar manifestime kulturore, shkencore, letrare dhe sportive.

 

“Falënderoj ata që u angazhuar për organizmin e dhjetëra aktiviteteve kulturore, të zhvilluara brenda një jave të shkëlqyer”, ka shkruar në facebook, Haskuka.

Asnjë koment

Comments are closed.