Në rajonin e Prizrenit kapen 1.200 kg duhan të papërpunuar
Policia njoftoi sot se me datën 23.03.2023, në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar një kombi me targa vendore i cili po lëvizte në drejtimin nga kufiri Shqipëri – Kosovë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Gjatë kontrollimit të personit dhe kombit janë gjetur të ngarkuara në rreth 1.200 kg duhan të papërpunuar. Lidhur me rastin drejtuesi i mjetit së bashku me automjetin janë dërguar në SPMK-Dragash për procedura të mëtejme.

“Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti iniciohet si ‘kontrabandë me mallra dhe shmangie nga obligimet doganore’. Automjeti dhe malli janë konfiskuar, ndërsa personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe: