Në Rogovë të Hasit janë përkujtuar 30 dëshmorët dhe martirët e lirisë
Në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, në Rogovë të Hasit janë përkujtuar 30 dëshmorët dhe martirët e lirisë të rënë me 27,28 dhe 29 janar të vitit 1999.
Familjarë e bashkëluftëtarë, e po ashtu edhe përfaqësues të institucioneve kanë bërë homazhe e nderime pranë lapidarit të tyre.
Ata kanë vlerësuar lartë sakrificën e të rënëve për lirinë e Kosovës.
Në mesin e tyre ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./rtk