Në seancën e jashtëzakonshme të KK-së mungojnë këshilltarët e pozitës dhe subjekteve minoritare
Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit nisi mbledhjen e jashtëzakonshme për të diskutuar për mosmbajtjen e festivalit të “Zambakut” me kërkesë të opozitës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Në seancë nuk është kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka dhe disa këshilltarë të koalicionit.
Po ashtu në mbledhje nuk po merr pjesë asnjë nga anëtarët e KK-së nga partitë e komuniteteve, turke e boshnjake.
Kuvendari Alush Shala (PDK) e Fatmir Kastrati (AAK) thanë se janë të befasuar nga mospjesëmarrja e minoriteteve në seancë, ndërsa Kastrati theksoi se kjo i jep të kuptojë se këtu ka diçka edhe më tepër./gazetaeprizrenit.net