06-11-2024

Prizren: Katër të arrestuar për vjedhje

Katër persona janë arrestuar sot nga policia në Prizren, në dy raste të ndara,  të gjithë në cilësi të të dyshuarve për raste të grabitjeve, derisa personi i parë dyshohet të ketë pasur lidhje me grupin e Bujar Bashës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Drejtori i policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka konfirmuar se në rastin e parë bëhet fjalë për të dyshuarin S. M. i cili ishte në arrati që nga data 19 maj dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitje të armatosur që pati në ndodhur vonë në mbrëmje në fshatin Gjinoc.

Ai tha ky person ishte fshehur në një shtëpi, ndërsa  dyshohet që ky person të ketë lidhje me grupin e Bujar Bashës, që akuzohet për disa raste të vjedhjes. Në rastin e dytë ndërkaq Policia e Prizrenit ka arrestuar një grup të të miturve prej tre të dyshuarve që kanë kryer grabitje në qytetin e Prizrenit.

“Ky grup është marrë me grabitjen e çantave të krahut, telefonave dhe portofolave. Gjatë bastisjes së shtëpive të këtij grupi, tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një sasi e drogës e llojit marihuanë. Hetuesit policorë po punojnë që të ndriçojnë edhe raste tjera që ka mundur t’i kryej ky grup. Pritet që prokurori i shtetit të merr vendim për procedim të rastit”, thuhet në deklaratën e zyrës së informimit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.