02-11-2024

Në seancën e jashtëzakonshme të KK-së mungojnë këshilltarët e pozitës dhe subjekteve minoritare

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit nisi mbledhjen e jashtëzakonshme për të diskutuar për mosmbajtjen e festivalit të “Zambakut” me kërkesë të opozitës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në seancë nuk është kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka dhe disa këshilltarë të koalicionit.

Po ashtu në mbledhje nuk po merr pjesë asnjë nga anëtarët e KK-së nga partitë e komuniteteve, turke e boshnjake.

Kuvendari Alush Shala (PDK) e Fatmir Kastrati (AAK) thanë se janë të befasuar nga  mospjesëmarrja  e minoriteteve në seancë, ndërsa Kastrati theksoi se kjo i jep të kuptojë se këtu ka diçka edhe më tepër./gazetaeprizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.