15-07-2024

Në shtëpinë e një qytetari kapen pare të “paluara”

Policia mbrëmë ka bastisur një shtëpi në Pejë në rrugën “Ismail Qemali”, me urdhër të prokurorit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: 54 fishekë, 27.300 euro, 2980 franga dhe monedha të shteteve të ndryshme.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.