Në Suharekë dhe Prizren monedha të falsifikuara, detaje nga policia
Suharekë 15.04.2022 – 10:10. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 11.10.2021-12.04.2022 – NN. Me datë 15.04.2022 ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se nga klientët i bankës janë deponuar 529.5 € monedha e kartëmonedha të ndryshme cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.