Në Suharekë, qenin e fusin në luftë me një ujk (video)
Në Komunën e Suharekës, sipas disa fotografive dhe videove të shpërndara në rrjete sociale, shihet se një qen është futur në nga pronarët e tij në luftë me një ujk, të cilin disa persona e kishin lidhur.
“Nuk mjaftun veq qent po u desht edhe ujqit klysh me ja u knaq at shpirt te poshter!!!”, shkruan në një nga postimet në rrjetet sociale, aty ku janë të vendosura edhe fotografitë e kësaj ngjarjeje.
Përmes këtij postimi, iu është bërë thirrje Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt, që të marrë masa për parandalimin e këtyre ngjarjeve që janë të ndaluara me ligj.
“Z. Kryetar po ju lus ndermerrni dicka sa ma shpjet dhe filloni ta aplikoni ligjin egzistus qe keto krime te perfundojn njehere e pergjithmone!”, shkruan në postim./04online