Në UPZ nisi punimet Konferenca IV Shkencore Ndërkombëtare “The East of the West and West of the East”
Në UPZ nisi punimet Konferenca IV Shkencore Ndërkombëtare “The East of the West and West of the East”
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “The East of the West and West of the East” e mbajtur më herët në Prizren, Pragë – Republika Çeke dhe Ohër – Maqedoni, sivjet përsëri po mbahet në Prizren, kryeqyteti kulturor i Ballkanit. Kjo konferencë organizohet nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren në bashkëpunim me universitetet turke, Universitetin e Trakyas, Universitetin Hakari si dhe Universitetin e Muglas . Përveç të gjitha studimeve krahasuese në Lindje dhe Perëndim edhe punime nga fushat e tjera do të prezantohen me 26 dhe 27 Qershor 2019 . Për pjesëmarrje në konferencë janë dërguar gjithsej 112 abstrakte, prej të cilave janë pranuar gjithsej 76 abstrakte me autore të vetëm, si dhe bashkautorë. Pjesëmarrësit janë nga Republika e Turqisë, Shqipërisë, Azerbejgjanit, si dhe nga Kosova.
Të martën mbrëma u bë hapja solemne e punimeve të konferencës nga nikoqiri Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj.
Ai theksoi se ndihet i nderuar që në emër të profesorëve dhe studenteve të UPZ-s t’ju përshëndes dhe të ju dëshiroj mirëseardhje në Konferencën IV ndërkombëtare e cila po organizohet nga Universiteti i Prizrenit ne bashkëpunim me tre universitete tjera nga Republika e Turqisë. Organizimi për herë të dytë i Konferencës në qytetin e bukur të Prizrenit është një dëshmi që universiteti ynë po ec me hapa të sigurt drejt realizimit të objektivave dhe synimeve që ka.
Rektori Temaj tha se për një dekadë nga themelimi, UPZ ka arritur të zgjeroj programet e studimit nga viti në vit, të ngrise cilësinë në mësimdhënie e mësimnxënie, janë krijuar kushte infrastrukturore model, si dhe kemi arritur të bëjmë marrëveshje bashkëpunimi me shumë universitete ndërkombëtare me renome, në veçanti me universitetet nga Republika e Turqisë, të cilin bashkëpunim gjatë mandatit tim do thellojmë dhe gjerojmë, krahas bashkëpunimit me universitetet e shteteve tjera. Ai i falënderoi organizatorët për punën e bërë në realizimin e kësaj konference, në veçanti profesoreshën e nderuar të UPZ-së Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan.
Ndërkaq, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, theksoi se të veçantë e universitetit tonë, si dhe konferencën, punimet e secilës po i hapim sonte, e bënë diversiteti nacional, gjuhësor e kulturor ku në mesin e pjesëmarrësve kemi shumëllojshmëri nacionalitetesh. Ai theksoi se e njëjta nuk do të mund të organizohej pa ndihmën e pa kursyer të bordit, komitetit shkencor e në veçanti të profesorit të nderuar Turul, si dhe prof. Serdan Kervan të cilët bënë të pamundurën që çdo gjë të shkojë mbarë, andaj të gjithëve ju falënderojë për kontributin e dhënë.
Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, me një fjalë rasti përshëndeti hapjen e punimeve të konferencës, të cilën e vlerësoi të rëndësisë së veçantë për Universitetin e Prizrenit. Ai theksoi se bashkëpunimi me universitetet turke po jep fryte dhe se do të punojnë më ngushtë që ngjarje të tilla të ndodhin edhe në të ardhmen. Si prorektor, ai theksoi se është i përkushtuar për zgjerimin bashkëpunimit me universitetet turke por edhe me universitetet anekënd botës me qëllim të afirmimit të UPZ-së. Prorektori Yildirim falënderoi të gjithë organizatorët për punën e dobishme që kanë bërë për organizimin e një ngjarje shumë të rëndësishme në UPZ.
Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan nga këshilli organizativ i konferencës, e cila ka kryer punët me të rëndësishme, mbajti një fjalë rasti. Ajo e falënderoi Rektorin e UPZ-së Temaj, për mbështetjen që i kanë dhënë realizimit të kësaj konference dhe të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Në takim ishin shefja e degës së gjuhës turke Prof. Ass. Dr. Elsev Brina dhe profesoresha Prof. Ass. Dr. Mynaver Mujo, Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Ass. Dr. Halim Bajraktari, Dekani i FSHJM-se Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi, Prodekani i Fakultetit te Edukimit Prof. Ass. Dr. Vedat Bajrami si dhe pjesëmarrësit e konferencës.