26-04-2024

Në UPZ parashihet regjistrimi i mbi 1 mijë studentëve në afatin plotësues

Universiteti Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, në konkursin plotësues (afatin e dytë) për vitin akademik 2018/2019, do të pranojë mbi 1 studentë, në studimet themelore-Bachelor, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Në konkursin e shpallur për këtë afat, parashihet pranimi i 1.018 studentëve, prej të cilëve 872 të rregullt dhe 146 me korrespodencë.

Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë kandidatët të cilën kanë kryer shkollimin e mesëm në vend, apo edhe jashtë tij.

Konkursi është hapur për gjashtë fakultete, përfshirë Filologjikun, Juridikun, Edukimin,  Ekonomikun, FSHK-në dhe FSHJM-në. Në kuadër të tyre janë 11 programe studimore, në të cilat kanë mbetur vende të lira nga afati i parë.

Numri më i madh i studentëve, 210 në këtë afat parashihet në drejtimin: Administrim Biznesi, ndërsa në atë Juridik, parashihen vende për 112 studentë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Provimet pranuese nëpër fakultetet përkatëse mbahen sot. Në njoftim, thuhet se shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më së voni deri më: 24.09.2018 në ora 16:00 në ueb faqen zyrtare të universitetit.

Pas shqyrtimit të ankesave, rezultatet përfundimtare është paraparë të shpallen, gjithashtu në faqen zyrtare më: 28.09.2018.

Në korrik, UPZ njoftoi se për këtë vit akademik do të regjistrohen 2.080 studentë.

UPZ do të rezervojë 12 % nga numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, të cilat parashihet të shpërndahen në mënyrë proporcionale, të cilat do të shpërndahen sipas numrit të përgjithshëm të studenteve, për secilin fakultet veç e veç.

Në këtë universitet, pos shqipes, gjuhët studimore janë edhe ato në boshnjakisht dhe turqisht./GazetaePrizrenit.net”/

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.