25-04-2024

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora 09: 00
Fillon mbajtja e provimeve pranuese, për vitin e parë të studimeve themelore – Bachelor, në konkursin plotësues (afatin e dytë) për vitin akademik 2018/2019, të regjistrimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Ora 10:00
Për shkak të aktivitetit “Dita pa Makina”, gjatë orës 10:00 deri në 13:00 një pjesë e rrugës “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” të Prizrenit, do të jenë të bllokuara për lëvizje të veturave.

Ora 10:15
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pret në takim U.D të ministrit për Mjedisi dhe Planifikim Hapësinor, Fatmir Matoshi, me të cilin do të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i deponisë komunale në regjionin e Prizrenit”.

Ora 20:00
Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, në Shtëpinë e Kulturës, shfaq reprizën e dramës “Roberto Zucco” të Bernard Marie Koltes, në regjinë e Qendrim Rijanit. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.