05-10-2024

Në vend të vizitorëve, Liqeni i Vërmicës mbushet me mbeturina (foto)

Shumë afër kufirit me Shqipërinë, gjegjësisht në jugperëndim të Prizrenit gjendet Liqeni i Vermicës.

Një nga pjesët më të bukura të Kosovës siç duket edhe këtë vit është lënë në mëshirë të fatit.

 

 

Pavarësisht bukurisë dhe pamjes përrallore që ka marrë nga stina e pranverës, ky liqe është stërmbushur me mbeturina, të cilat i ka nxjerrë në breg uji, përcjellë Indeksonline.

Përmes këtyre imazheve mund të shihni se në çfarë gjendje është momentalisht ky vend, që vazhdon të mos i interesojë askujt ani pse një pjesë e Malit të Pashtrikut dhe Liqenit të Vërmicës është Vlerë e Mbrojtur e Natyrës në kategorinë e Parkut të Natyrës.

Kujtojmë që pamje të tilla të pjesëve rekreative të vendit tonë i hasim shumë shpesh, duka ia humbur imazhin dhe duke bërë të padëshirueshme për t’i vizituar apo edhe kaluar një vikend./Indeksonline/


Asnjë koment

Comments are closed.