Nëna nga Prizreni njofton policinë: Nuk kisha të holla për t’i dhënë vajzës, ajo filloi…
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje, në Prizren.
Një nënë nga Prizreni, ka njoftuar policinë e vendit se vajza e saj ka thyer dhe demoluar shtëpinë, kjo pasiqë nuk kishte për t’i dhënë të holla
“Prizren 17.08.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar për një mosmarrëveshje në familje, ku e dyshuara femër kosovare vajza e saj i ka kërkuar të holla dhe pasi viktima nuk ka pasur që ti jap të holla e dyshuara ka filluar të thyej dhe demoloj shtëpinë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/