Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njofton se ka nënshkruar vendimin me anë të së cilit formohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Noterisë.
“Shumë shpejt do të organizohet Provimi për Noterinë i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë.
Problemi me mungesën e noterëve në komuna, do të zgjidhet shumë shpejt”, shkruan ajo./IO