Sipas një vendimi të Gjykatës Themelore në Gjakovë, secili prej këtyre mësimdhënësve do të marrë rreth 6 mijë euro kompensim për këto pagesa.
Në Drejtorinë e Arsimit thonë se e gjithë kjo situatë ishte krijuar për shkak të mossqarimit të kompetencave mes Agjencisë për Aftësim Profesional dhe Komunës së Malishevës.
Megjithatë, zyrtarë të Komunës thonë se ata ende nuk e dinë se si do të ndahen këto mjete për këta mësimdhënës.
Opozita në Malishevë po konsideron se vendimi i Komunës për punësimin e këtyre mësimdhënësve atëkohë ishte i kundërligjshëm.
KTV-ja ka kontaktuar me disa prej mësimdhënësve, të cilët e kanë fituar rastin në gjykatë, por ata nuk kanë dashur të flasin për këtë vendim.
Derisa në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional kanë thënë se u duhet më shumë kohë për të kthyer përgjigje për këtë çështje./Koha.net