Nëse blini gjësende të vjedhura, dënoheni deri në katër vite burg
Duke e parë që dukuria e vjedhjeve dhe e grabitjeve është trend në rritje në Kosovë, shpeshherë kryesit e këtyre veprave mund t’ju ofrojnë për shitje këto sende të cilat mund t`i kenë përfituar me vepra të ndryshme penale.
Mirëpo, blerja e tyre është vepër e cila sanksionohet me burg sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kodi i ri Penal i cili pritet të hyj në fuqi parasheh dënim me burgim deri në 4 vite për secilin qytetar që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër e siguron sendin për të cilin e di se është përfituar me ndonjë vepër penale.
Andaj nëse ju ofrohet ndonjë send i tillë i cili dyshohet të jetë përfituar me ndonjë vepër penale bëni mirë që t`i njoftoni organet e rendit, sepse nëse i blini apo pranoni ato sende rrezikoni të dënoheni deri në katër vite burgim.
-Kushdo që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër siguron ose fsheh sendin apo pasurinë për të cilën e di se është përfituar me kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim prej një (1) deri në katër (4) vjet.
-Kushdo që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër siguron ose fsheh sendin apo pasurinë për të cilën ka mundur ta dijë se është përfituar me kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim deri në një (1) vit.
-Nëse sendi apo pasuria ka vlerë më pak se dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet./indeksonline