Ja si përfundoi dueli Albon Përvizaj VS Alain Banongo? (VIDEO)

Boksieri prizrenas, që jeton në Hamrburg të Gjermanisë, Albon Përvizaj, sonte ka fituar ndaj boksierit Alain Banongo, në duelin që u zhvillua sonte, në qytetin Struer të Danimarkës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Fitoren e tij e ka konfirmuar njëri nga menaxherët e Albonit, Alajdin Përvizaj. Ai tha për portalin “GazetaePrizrenit.net” se Alboni shënoi fitore në rundin e parë, duke e nokautuar kundërshtarin.

Sipas tij, për ta parë takimin, pos shqiptarëve dhe adhuruesve të boksit në Danimarkë, për atje kanë udhëtuar edhe rreth 400 shqiptarë.

Me këtë Përvizaj nuk ka asnjë humbje, por 12 fitore radhazi, ndërsa Banongo pësoi humbjen e parë.

Ndërkohë,  pas duelit nëpër rrjete sociale tashmë janë postuar shumë komente dhe mesazhe urimi për Albonin. Një numër i këtyre mesazheve janë nga prizrenasit, të cilët jetojnë anekënd botës, përfshirë edhe ata nga Hasi, prej nga e ka edhe prejardhjen Përvizaj./GazetaePrizrenit.net/
Ja video nga takimi: