KB Lipjani-Ponte Prizreni, ja çka ndodhi

Lipjani për herë të parë luajti para shikuesve të vet, pasi tashmë është inauguruar palestra e re, por as kjo nuk i ndihmoi të shmangte humbjen.

Elliote Cole (26), Brandon Scott (16), Malcolm Canada (15), Ergin Grosha (14), Qëndrim Ajazaj (12) dhe Blend Matoshi (10) realizuan pikë dyshifrore për skuadrën prizrenase.

Fotografia e KB” PONTE - Prizreni”

Ndërsa, më efikasi te skuadra vendëse ishte Qëndrim Demi, i cili ndeshjen e përfundoi me 20 pikë të shënuara. Pikë dyshifrore patën edhe Arjan Mehmeti (16) e Bryon Harris (15).

Me këtë fitore, Ponte Prizreni është ngjitur në kuotën e 21 pikëve aq sa ka edhe Bashkimi dhe së paku deri nesër mbrëma renditet në pozitën e 5-të.

Ndërsa, për Lipjanin kjo ishte humbja e 13-të në 15 ndeshjet e deritashme dhe aktualisht gjendet në pozitën e 7-të (e parafundit) me 17 pikë, një më shumë se Borea që luan nesër./zeri.info