26-04-2024

Nesër bëhet varrimi i të aksidentuarve, në Zhur ditë zie

Varrimi i tre të aksidentuarve në aksidentin tragjik, që ndodhi sot në mesditë  në afërsi të fshatit Zhur, bëhet nesër, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Njoftohet se varrimi do të bëhet të dielën, në kohën e iqindisë.

Ndërkaq, kryesia e Bashkësisë Lokale në Zhur, ka njoftuar se pas një mbledhje të mbajtur ka vendosur që në shenjë respekti për rastin tragjik të ndodhur, ku humbën jetën bashkëvendësit,  Ramiz Sope 50 vjeç, me dy djemtë e tij: Beharin 24 vjeç si dhe Lumbardhin 22 vjeç, e diela (24 shkurt 2019), të jetë ditë zie në Zhur.

Fotografia e Bashkësia Lokale Zhur

Asnjë koment

Comments are closed.