Nesër bllokohen këto rrugë në Prizren, nis rrënimi i objektit të ish-ndërmarrjes “Liria”
Komuna e Prizrenit, njoftoi se nga nesër, 11 tetor 2024 (e premte), do të fillojnë punimet për rrënimin e objektit të ndërmarrjes “Liria” që gjendet pas Shtëpisë së Bardhë në Prizren (Bazhdarhane), me ç’rast do të bllokohen këto rrugë (shikoni dhe skicën më poshtë):
– Rruga “Adem Jashari”, drejtimi për Bazhdarhane te hyrja e Shtëpisë së Bardhë, do të jetë e bllokuar – alternativë e kësaj do të jetë rruga “Nuredin Shala (Edit Durham)”, ndërsa, në rrugën përskaj Shtëpisë së Bardhë do të ndryshohet kahja e lëvizjes;
– Rruga nga Bazhdarhane, prej rreth rrotullimit për në qytet do të jetë e bllokuar – alternativë për lëvizje të automjeteve do të jetë rruga Ahmet Prishtina (në drejtim të shkollës “Lekë Dukagjini” mund të shfrytëzohet edhe rruga Qazim Berisha);
– Rruga “Brahim Osmanaj”, do të jetë e bllokuar në fillim të kësaj rruge – do të jetë vetëm për banorët e kësaj rruge, ku, dalja nuk do të lejohet pasi do të jenë dy kahe për hyrje dhe dalje nga e njëjta rrugë.
Vëmendje për Operatorët transportues:
– Të gjithë Operatorët për transport jashtë Prizrenit, ata që e shfrytëzojnë transitin që nuk janë të lejuar të hyjnë në unazën e qytetit duhet ta shfrytëzojnë të njëjtën rrugë edhe për ardhjen deri në stacion.
Kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët:
– Kërkohet nga banorët që në rrugët “Nuredin Shala” (Edit Durham) – parkingu përskaj Shtëpisë së Bardhë, t’i lirojnë parkingjet
– Në rrugën “Rexhep Kabashi” duhet të jenë të liruara parkingjet,
– Në rrugën “Xhevë Lladrovci” duhet të lirohen parkingjet, për qarkullim të lirë të automjeteve.