16-04-2024

Nesër fillon patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës e Shqipërisë

Nesër, turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të filluar patrullimet e përbashkëta.

“Fillimit të patrullimeve të përbashkëta do t’i paraprijë takimi i cili do të mbahet në ora 10:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, nga ku pastaj së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.