18-04-2024

Nesër mot me shi në rajonin e Prizrenit, IHMK paralajmëron vërshime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon vërshime të reja.

Reshjet të cilat pritet të fillojnë gjatë ditës së nesërme, sipas IHMK-së fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malor të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

Në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël.Megjithatë IHMK thotë se ky është njoftimi formal për këtë ngjarje dhe se kjo nuk do të thotë se do të ndodhë përmbytja e shpejtë, por ajo është e mundur.

Asnjë koment

Comments are closed.