25-04-2024

Prizreni mposht Pejën në “Sezai Surroi”

Ponte Prizreni ka arritur të marr një fitore të rëndësishme duke e mposhtur në palestrën “Sezai Surroi”, Pejën me rezultatin 89:81

Çereku i parë ishte i baraspeshuar me të dyja ekipet që tregoheshin të kujdesshme. Por ishin pejanët që arritën ta fitonin këtë 10-të minutësh 24:21.

Edhe periudha e dytë ishte e baraspeshuar me të dyja ekipet që kishin epërsinë. Mirëpo vendasit arritën që në pushim të shkonin me katër pikë dallim 46:42.

Çereku i tretë i dominuar nga vendasit që të udhëhequr nga Divine Myles, shtuan edhe më shumë epërsinë. Madje prizrenasit në këtë çerek kish epërsi deri në 15 pikë dallim 69:54.

Në periudhë ne fundit nikoqirët hyn me epërsi prej 11 pikëve dallim 69:58.

10-të minutëshi i fundit ishte i baraspeshuar me pejanët që tentuan të riktheheshin por pa sukses.

Vendasit arritën të menaxhonin epërsinë e krijuar për të fituar ndeshjen me rezultatin 89:81. Lojtari më i dalluar te vendasit ishte Divine Myles me 24 pikë e tetë asistime i ndihmuar edhe nga Urim Zenelaj që shtoi 17 pikë e 13 kërcime.

Te Peja me lojë të mirë u veçua Dion Dixon me 29 pikë e pesë kërcime./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.