Nesër në Prizren “Dita pa makina”, ja rrugët kah mund të kalohet (Harta)

Nesër (të martën) në Prizren do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, që është një ngjarje e lirë ndërkombëtare, e cila organizohet me qëllim të shfrytëzimit të sa më pak makinave, si një prej ndotësve kryesorë të ajrit dhe nxitjes për përdorim të transportit urban dhe biçikletave.

Komuna e Prizrenit përmes faqes zyrtare online ka njoftuar se me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, një pjesë e aksit rrugor “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” do të jetë e bllokuar për automjete për një orë (11:00-12:00) dhe pikërisht në këtë segment rrugor do të ketë aktivitete të ndryshme.

Lexo edhe:

Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)

 

Gjatë kësaj kohe makinat duhet të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative (rr. “Faik Emrush” dhe “Fehmi Lladrovci”).

“Dita pa makina” organizohet për çdo vit në rreth 2000 qytete dhe 40 vende të ndryshme të botës.

No photo description available.