23-10-2024

Nesër në Prizren organizohet mbledhje përkujtimore për gazetarin prizrenas, Myrfet Shasivari

Në Prizren, të mërkurën do të organizohet një mbledhje përkujtimore në nderim të gazetarit Myrfet Shasivari.

Mbledhja mbahet, në orën 17:00, në hapësirat e Odës së Zejtarëve të Prizrenit.

Me këtë rast, kolegët dhe akterë të tjerë të qytetit do ta kujtojnë kontributin e tij në fushën e gazetarisë.

Shasivari ndërroi jetë në mesin e gushtit të këtij viti. /Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.