Nesër në Prizren organizohet Panairi i Turizmit
Në këtë Panair do të bëhet prezantimi i produkteve nga tour operatorët, bizneset hoteliere, guidat vendore dhe mysafirët e ftuar, ndërsa hapja do të bëhet në ora 12:00 nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Në kuadër të këtij Panairi organizohet edhe ekspozita e fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit në hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe konferenca “Gastronomia dhe Turizimi” që do të mbahet në Hotel Theranda.