25-04-2024

14 të porsalindur tri ditët e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi janë 9 djem e 5 vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Numri i lindjeve “cezariane” me operim, gjatë kësaj kohe ka qenë tri.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite, si dhe largimit apo lëvizjes së qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.