23-11-2024

Nesër universitetet në grevë, kërkohet shkarkimi i ministrit Bytyqi

Rektorët e universiteteve publike pas mbledhjes që kanë sonte, kanë njoftuar se prej nesër gjitha universitetet publike do të fillojnë grevë të përgjithshme dhe protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Zëvendës kryesuesi i kësaj konference, Fadil Millaku tha se ky vendim ka ardhur për shkak të veprimeve të fundit të Agjencisë Kosovare për Akredim për mbylljen e programeve.

 

Millaku kërkoi nga organet kompetente që të shkarkohet ministri i arsimit, Shqyri Bytyqi, gjithë anëtarët e AKA-së dhe të shfuqizohet vendimi i tyre.

 

Ai po ashtu, njoftoi se do të ndërpriten gjitha kontakten me ministrin aktual. Ndërsa, kërkoi takim me krerët e institucioneve për zgjidhje të kësaj situate.

Asnjë koment

Comments are closed.