25-11-2024

Nexhmije Pagarusha në spital, ministri Gashi i ofron mbështetje insitucionale

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha pas aksidentit të pësuar në banesën e saj ndodhet në spital. Atë e ka vizituar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi

Ai me këtë rast u informua për së afërmi për gjendjen shëndetësore të këngëtares së madhe Pagarusha dhe u shpreh i lumtur që gjendja e saj është e mirë dhe që fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë lëndim më të rëndë pas aksidentit të mbrëmshëm.

“Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I dëshiroj shërim sa më të shpejt dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe”, u shpreh ministri Gashi.

Ministri i ka ofruar këngëtares Pagarusha mbështetjen e plotë të MKRS-së për çfarëdo që është e nevojshme për këngëtaren.

 

Asnjë koment

Comments are closed.