12-10-2024

 Në Prizren përkujtohet gjenocidi në Srebrenicë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, derisa ka kujtuar njërën nga ngjarjet më të tmerrshme të luftës në Bonjë, ai është solidarizuar me viktimat e gjenocidit të Srebrenicës dhe anëtarëve të mbijetuar të familjeve të tyre.

Në përkujtimin e kësaj ngjarjeje ishte edhe kryetarja e NDS-it boshnjak, Emilia Rexhepi, si dhe qytetarë të komuniteteve që jetojnë në Prizren.

Haskuka ka shkruar në facebook se në Srebrenicë burrat dhe djemtë u ndanë prej grave, u çuan në fushat e vrasjeve dhe u qëlluan prapa kokës me duar të lidhura.

“Më pas ushtria serbe tentoi t’i zhdukte dëshmitë, duke i hedhur 8000 trupat në varreza masive. Gjenocidi në Bosnje është më e tmerrshmja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Akte të këtilla kriminale të nisura në Srebrenicë, për shkak se nuk u dënuan mjaftueshëm në Bosnje, ushtria serbe i përsëriti edhe në Kosovë, në Reçak, Obri, Krushë të Madhe e në vende tjera.”

“Që këto ngjarje të mos përsëriten, duhet t’i përkujtojmë dhe të mos i harrojmë, duke pasur parasysh se fare pak persona përgjegjës janë gjykuar për to dhe që Serbia nuk e ka pranuar fajësinë për këto masakra.

Të dihet, të mos harrohet!”, ka shkruar ndër tjera ai.

 

Asnjë koment

Comments are closed.