Nexhmije Pagarusha sot kremton ditëlindjen e 85-të
Sot është një ditë e veçantë për Nexhmije Pagarushën, që vlerësohet si “Bilbili i këngës shqipe”, ndërsa pas ka një karrierë të bujshme. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
Sa herë flitet për të, përdoren epitetet si, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.
Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Po ashtu në mendjen e spektatorëve është ngulitur edhe për këngën e famshme “Zambaku i Prizrenit”, Nexhmije Pagarusha mbledh sot në Tiranë në ditën e 85-vjetorit të saj, figura të rëndësishme dhe intelektualë.
Në datëlindjen e 85-të, Presidenti Donald Trump e ka dekoruar këngëtaren Pagarusha, që ka lindur më 7 maj 1933, në fshatin Pagarushë të Malishevës.