Nga 11 lindje në Prizren, gjysma me operacion
Spitali i përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes)
Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara:
Numri i përgjithshëm i lindjeve -11
4 meshkuj
7 femra
Prej numrit të përgjithshëm të këtyre 6 kanë qenë me operacion, apo siç njihen ndryshe me prerje cezariane.
Ndryshe, siç kemi raportuar numri i grave që po lindin në këtë formë edhe në rajonin e Prizrenit është në rritje të vazhdueshme. Derisa gjatë muajit maji janë regjistruar 90 lindje të tilla, në qershor 8 më shumë.
Nëse shprehemi më shifra, del se afërsisht çdo e treta shtatzënë ka lindur me prerje. /gazetaeprizreni.net/