24-11-2024

Nga 26 asetet që AKP-ja nxjerr për shitje, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26 aseteve atraktive që gjenden në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësdrejtori i AKP-së Muharrem Arifi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit duke e bërë të ditur se për herë të parë janë ofruar për shitje dy prona jashtë republikës së Kosovës.

“Ne sot po e përmbyllim procesin e tenderimit për – shitjen e 26 aseteve te Ndërmarrjeve Shoqërore ne likuidim përmes kësaj metode. Më lejoni të ju njoftoj se deri më tani janë privatizuar 2, 939 asete të ndryshme përmes shitjeve të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore në administrim të Agjencisë. Nga privatizimi i përgjithshëm i ndërmarrjeve shoqërorë dhe aseteve të tyre deri më tani janë grumbulluar 784 milionë e 114 mijë euro”, tha ai.

“Nga numri i përgjithshëm prej 602 Ndërmarrjeve Shoqërore në administrim te Agjencisë procesi i likuidimit deri me tani ka filluar për 589 Ndërmarrje. Deri me tani shuma e fondeve te shpërndara tek kreditorët e ligjshëm është 61 milionë e 700 mijë euro për 307 ndërmarrje shoqërore në likuidim. Për sa i përket shpërndarjes së 20 për qind, Agjencia po vazhdon me miratimin e listave të punëtoreve dhe shpërndarjen e shumës se 20 për qind të të  hyrave nga shitjet e aseteve për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe deri me tani kemi arritur te shpërndajmë 163,379.229. EUR numri i përgjithshëm i përfituesve te 20 për qind është 52, 092 ish-punëtorë”, deklaroi ai.

Ndërkaq në rajonin e Prizrenit ofrohen tri lokale atraktive të përshtatshme për zhvillim të industrive të ndryshme tjera afariste me hapësirë prej 134m² deri tek lokali me hapësire prej 60m². Në këtë shitje janë përfshirë edhe dy lokale të NSh IMF në Podgoricë, Mal të Zi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.