09-07-2020

Nga 9 rastet e infektuar: 4 nga Semetishti, 3 nga Studençani dhe 2 nga Vraniqi

Më datën 12 prill në Suharekë është konfirmuar edhe rasti i pestë pozitiv me covid-19, saktësisht në fshatin Semetisht.

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientit nga Semetishti.

Nga këto 32 mostra të marrura nga Suhareka, Semetishti, Vraniqi, Studençani dhe Dobërdelani 9 kanë rezultuar pozitiv me covid-19 sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (4) raste, Studençan (3) raste dhe Vraniq dy (2) raste.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline Drejtori i QRSHP-së, Dr.Fadil Kryeziu. “Po në Komunën e Suharekës sot nga 32 mostra, 9 kanë rezultuar pozitiv ku nga ta 4 raste janë qytetarë të fshatit Semetisht, 3 nga Studençani që janë në vetizolim në Semetishtë dhe 2 raste nga Vraniqi” ka treguar ai.

“Tre pacientët e Studençanit janë në vetizolim në Semetisht që nga fillimi dhe është bijë e tyre me 2 fëmijë”.

Asnjë koment

Comments are closed.