25-04-2024

Momenti i përplasjes së Vjosa Osmanit dhe Driton Selmanajt në Kuvend

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është përplasur në Kuvend të Kosovës sot me bashkëpartiakun e saj në parti, Driton Selmanaj i cili është kryetar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, raporton Gazeta Express.

Selmanaj nuk u lejua që të fliste në Kuvend të Kosovës si kryetar i Komisionit, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me atë se çka ka marrë vendim mbrëmë Ministria e Shëndetësisë.

Osmani tha se në këtë seancë, mund të diskutohet vetëm për propozimin e PDK’së dhe ia ndali mikrofonin.

Sipas kryeparlamentares, Selmanaj ka ka devijuar debatin si kryetar i legjislacionit.

“Nuk ki asnjë të drejtë me dezinformu nëse don me fol për çështjen e mocionit fol për asgjë tjetër smunesh me fol, përveç lidhur me mocionin, regjia ndalja fjalën”, tha ajo, teksa regjia ia ndali fjalën.

Video e plotë e përplasjes së Osmanit me deputetin Selmanaj në Kuvend

Asnjë koment

Comments are closed.