22-11-2024

Nga Ballkani, Trashi kalon në Shqipëri

Flamurtari i Vlorës kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore.

Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë e kuqezinjve do të jetë edhe Lorenc Trashi.

Ish-anësori i majtë Shqipërisë, autor i 15 ndeshjeve dhe 1 goli me kombëtaren kuqezi, ka luajtur më parë me Ballkanin në Kosovë, aty ku u paraqit edhe në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Ai shkon te Flamurtari në Shqipëri si kampion i Kosovës dhe si fitues i Kupës.

Asnjë koment

Comments are closed.