23-11-2024

Nga dhjetë lindjet në Prizren, nëntë “cezariane”

Ekipit kujdestar të mjekëve në maternitetin e Prizrenit, gjatë 24-orëve të shkuara i është dashur punë dhe kujdes i shtuar.

Në repartin përkatës të spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” janë regjistruar dhjetë raste të lindjeve, që hiq njërën të tjerat janë “cezariane”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

6  meshkuj
4  femra

Ajo që bie në sy gjatë këtij 24-orëshi është rritja e numrit të lindjeve,  apo një fish e gjysmë për dallim nga dita paraprake kur janë regjistruar vetëm 4 raste të të porsalindurve.

Një karakteristikë tjetër janë edhe rastet e lindjeve me prerje cezariane, ku gati si asnjëherë tjetër, ato janë me operim, që kohët e fundit po preferohet gjithnjë e më shumë, sidomos nga nënat e reja. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.