25-04-2024

Parashikimi i motit në Prizren e rajon

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i freskët.

Në Prizren temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 deri 22 gradë Celsius.

Në vend ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 -22 gradë Celsius.

Parashihet që vranësirat gjatë ditës të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në vende të kufizuara reshjet do të jenë në formë stuhie dhe me mundësi për reshje breshëri.

Do të fryjë erë herë–herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-12m/s. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.