Një divorc dhe shkuara e ‘errët’ e bashkëshortes, ja çfarë i fut tmerrin Ermal Mamaqit

Ti shohësh nga larg duken çifti më i lumtur shqiptar. Puthje, përqafime gjithë ditën, nëpër pushime dhe destinacione luksi, me biznes të ngritur, me prona të tundshme e të patundshme – përveç dyqaneve edhe dy vila, njëra prej të cilave kushton plot 500 mijë euro – prindër të dy fëmijëve etj etj.

Parë nga larg të gjithë do të donin të ishin si Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi. Ama ka diçka që ua prish gjumin edhe atyre. Sidomos Ermalit. Dhe kjo është e shkuara e bashkëshortes së tij simpatike. Thonë, dhe vite më parë edhe është shkruar për këtë, por gjurmët janë fshirë sigurisht, se përpara celebrimit me Ermalin, Ami ka qenë e martuar me dikë tjetër. Duket të ketë qenë një vendim rinor dhe jo i peshuar mirë për aq kohë sa Ami është divorcuar shpejt me bashkëshortin e parë.

Kohë më vonë ajo u lidh me Ermalin, me të cilin sot ka dy fëmijë. Natyrisht nuk ka asgjë të keqe apo të jashtëzakonshme. Kujtdo mund t’i ndodhë të gabojë në jetë dhe divorci mbetet gjithmonë një zgjidhje më e mirë sesa një martesë e dështuar që vazhdon me pahir.

Por, pavarësisht kësaj, ata që e njohin thonë se ky është kompleksi dhe makthi më i madh i Ermalit. Ai është munduar të fshijë çdo gjurmë të kësaj të kaluare. Lidhja e tij me Amin duket se është aq e rëndësishme për të, sa po ta ketë përballë një të panjohur dhe i duhet të prezantohet Ermali fjalinë e parë për prezantimin e vetes e ka: jam burri i Amit. Ndoshta nga ky obsesion, Ermali është kaq i fiksuar sa është gati të bëjë çdo gjë veç për të shkuarën të mos flitet. Por a blihet dot e shkuara?!/Pamfleti