07-10-2024

Nga e mërkura pritet ulje temperaturash

Ka ndryshuar situata meteorologjike. Gjatë dy ditëve në vazhdim do të ketë ulje të temperaturave si dhe reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se  pas këtyre ditëve me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Kjo gjendje ciklonike do të kushtëzojë mot me diell, por gjatë ditës do të ndryshojë kjo gjendje, pasi që do të ketë vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-10m/s.

Të enjten temperaturat pritet të shkojnë maksimumi në 23 gradë Celsius.

Asnjë koment

Comments are closed.