12-12-2024

Nga futbolli në politikë, Mavraj kandidat për deputet

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai do të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare të 9 shkurtit të ardhshëm. 38-vjeçari do të përfaqësojë subjektin politik “Lista për Familjen”, që drejtohet nga dy ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Pikërisht ky i fundit zyrtarizoi lajmin për kandidimin e ish-mbrojtësit, teksa pritet edhe njoftimi zyrtar nga vetë Mërgim Mavrajt.

Ish-kapiteni kuqezi iu bashkua Kombëtares shqiptare në vitin 2012 dhe njoftoi tërheqjen nga ekipi në gusht të 2020-ës, pas 8 vjetëve gjatë të cilave regjistroi 50 ndeshje ndërkombëtare, teksa luajti edhe në finalet e Euro 2016 në Francë. (A2 Televizion

Asnjë koment

Comments are closed.