Nga Serbia bota duhet të kërkojë të vërtetën e transplanteve të veshkave gjatë viteve 1988-99
Shkruan: Qazim THAÇI
Gabimet e kosovrëve qofshin të mediave, apo edhe vetë përfaqëuesëve të UÇK-së janë bërë pikërisht nga dita kur raportuesi i Këshillit të Evropës, tashmë i njohur dhe ditur si antishqiptari Dik Marti, pati publikuar raportin e tij me plotë shpifje e trillime kundër UÇK-së, por edhe kundër shqiptarëve në përgjithësi. Kjo shpifje për fat të keq atëbotë sikur yshti disa subjekte poltike në hakmarrje të ish komandantëve të luftës dhe bijve të lirisë të mos kundërshtohet e as të mos hulumtohet e vërteta e kësaj shpijfe mizore.
Gabimin e kësaj shpjfe të rëndë pasiqë nuk e kundërshtuan katgeorikisht qoftë edhe me fakte si të pranueshme konstatimit se raporti i Dik Martit e ka prishur imazhin e Kosovës, Ishte një pjesë e “fajit” tonë që nuk dëshmuan të vëretën,Mirëpo,në vazhdim të kësaj gënjeshtre dhe shpifje të Dik Martit nga vetë publikimet që i ka bërë Serbia sa i përket transplantit të veshkave me titull” Perspektiva na prelasku u 21 vek” që është “Perspektiva në kalim të shekullit 21” të publikuar nga autorët; Goran Paunoviq,Karolina Paunoviq, Svetisllav M ,Kostiq, Radmilla Veliçkoviq dhe Mairna Avarmiviq të cilët edhe e kanë bërë publim grafikonin e numrit të të sëmuarve që kanë bërë tranasplante veshakash në Serbi nga viti 1993 deri në vitin 2003.
Në VMA,Spitalin Ushtarak në Nish.Grafikoni në fjalë tregon se më së shumti transplante veshkash janë 0bërë në vitin 1998, kur në Kosovë kishte luftë dhe mijëra shqiptarë janë zhdukur pa ditur se ku janë as sot, Kurse grafikoni është po kështu i ngritur edhe në vitin 1999 . Por më pak se në vitin 1998, Prandaj, këtu duhet bota të hulumtojë faketet se të kujt ishin veshkat? Dhe organet tjera që u dhuruan pacientëve serbë?,
Prandaj, ky fakt kaq i rëndësishëm për botën është edhe një dëshmi se gjykimet që po u bëhën tash luftëtareve të lirisë jo vetëm që shpjegojë pastërtinë e luftës së UÇK-së . Por, këto faktë dhe raporti i antishqiptari më përbetuar Dik Marti ishin të paguar të mundohen të ulin imazhin e pastërtisë së asaj lufte, Këto faktë mund të jenë në shërbesë shumë e fuqishme për të pa sepse Serbia nuk përgigjet për të zhdukurit e luftës
Dhe këto fakte duhet të jenë edhe një dëshmi se kush ishte Dik Marrti dhe kush e nxiti të shkruaj këtë,? Sepse akuza thuhet është mbrojtja më e mirë, Apelohet faktori ndërkombëtar që këtë publim të Serbisë dhe këtë grafikon të transplanteve e ta analizojnë, pse në vitet të tjera nuk pati aq transplante ? Pse në vitin 1998 pati aq shumë enorm transpantesh ? Pse pas atij viti pason viti 1999? Krejt këto duhet të jenë edhe një shërbim të kësaj se kush është viktima e kush agresori.Populli ynë e ka një maksimën “Katundi që shihet nuk do kallauz”.Serbia e kriminalizuar dhe Dik Marti i shfrenuar me antishqipatrizëm bënë këtë zhurmë dukë dashur të heqin këtë fakt nfaga vëmendja , por historia mund të vonojë por nuk gabon.
(Autori është kryeredaktor në RTV Besa në Prizren)
P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.